Vrasësi i katërfishtë në Gllumovë varroset pa ceremoni fetare

Vrasësi nga fshati Gllumovë nuk u varros dje në varrezat e këtij fshati bashkë me tre viktimat e tij. Një burim nga ky fshat ka treguar për Televizionin SHENJA se dorasi Shaban Sulejmani është varrosur sot pas namazit të sabahut. Sipas këtij burimi, trupi i tij është varrosur pa ceremoni fetare, ndërsa kanë marrë pjesë dhjetra burra.

Mësohet se vendimi për të mos organizuar ceremoni fetare është marrë nga shumica e banorëve dhe për këtë janë pajtuar edhe drejtuesit fetar të rrethinës. Banorët janë revoltuar për ngjarjen tragjike që ndodhi pardje në ditën e Fitër Bajramit, kur Shaban Sulejmani vrau vëllaun e tij dhe dy djem të vëllezërve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button