50 milion dollarë për Pallatin e Jugosllavisë në Nju Jork

Apartamenti i famshëm në Nju Jork, mbi të cilin mbajnë të drejtën Serbia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Maqedonia, ka marrë një ofertë marramendëse.

Shtëpia e cila mbrohet nga Nju Jorku me ligj, ka marrë ofertë 50 milionë euro.
Siç shkruajnë mediet, merr kohë nëse vendoset që ajo të shitet apo jo, pasi të gjitha këto shtete duhet të votojnë që oferta të pranohet ose jo.

Nga këto dritare sytë sekret të UDB-së i incizonin shqiptarët e të tjerët dhe përgatisnin dosjet për çdonjërin qe merrte guximin të protestoj në këtë vend.

Shumë dosje të errëta janë bërë në këtë ndërtesë, shumë fate njerëzish janë shkruar këtu, shumë fletë historie janë rishkruar në këtë objekt.

Në këtë ndërtesë qëndronte edhe ish udhëheqësi komunist i Jugosllavisë Tito, sa herë vizitonte Nju Jorkun. Këtu qëndronin edhe diplomatë të ndryshëm sekret, të cilët punonin për Jugosllavinë ose vendet mike të sajë, siç ishte Bashkimi Sovjetik (Rusia).
Ndërtesa u ngrit në vitin 1867 nga milioneri amerikan Wallace C. Andrews dhe ishte shtëpia më luksoze e kohës në këtë lagje. Në atë kohë akoma nuk kishte ndërtesa të larta për rreth, ndaj kjo shtëpi dominonte me pamjen e saj. / KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button