Ilijovski: Janë të nevojshëm hapa të mëdhenj dhe sistematik për reformimin e VMRO-DPMNE-së

Ilija Ilijovski është njëri nga këshilltarët më të shquar në Këshillin e Komunës Qendër nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Ai ishte edhe kryetar i komitetit komunal partiak në qendër, por kohës së fundit u shkarkua nga ky funksion partiak, sepse ishte përkrahës i iniciativës për reforma dhe demokratizim të partisë. Ilijovski në një intervistë për Fokus tha se gjithmonë do të mbetet pjesë e VMRO-DPMNE-së. Megjithatë njëkohësisht shtoi se partia duhet të riorganizohet dhe reformohet në interes të, sipas tij, të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve, njofton Portalb.mk.

Si do të silleni në Këshillin e Komunës Qendër prej tani?

Ilijovski: Unë jam pjesë e VMRO-DPMNE-së dhe gjithmonë do të mbetem pjesë e partisë sime. Në rast kam vepruar, do të veproj edhe deri në fund të mandatit tim si anëtar i Këshillit të Komunës Qendër, i zgjedhur nga qytetarët e Komunës në propozim të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, do të veproj si anëtar i Këshillit të Komunës Qendër nga VMRO-DPMNE dhe koalicionit.

Si janë pritshmëritë e tua në lidhje me zhvillimin e ardhshëm të punëve në VMRO-DPMNE-së?

Ilijovski: Shpresoj për gjithçka më mirë edhe në interes të anëtarëve edhe të përkrahësve të partisë sime. Gjithçka çka ndodh këto ditë në lidhje me iniciativën për reformat brenda partiake ka për qëllim të bëhen hapa të mëdhenj dhe sistematik drejt reformimit dhe riorganizimit të partisë në interes të të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve.

A besoni se mund të jetë gjithëpërfshirës procesi i ardhshëm i riorganizimit të partisë?

Ilijovski: Konsideroj se paralajmërimi i Nikolla Gruevskit është hap i qartë se partisë sonë i duhet freskim, riorganizim dhe reformim. Natyrisht konsideroj se të gjithë idetë janë të mirëseardhura në atë proces të paevidentuar i cili thjesht mund të zbatojë në përfshirjen e sigurtë dhe të përgjithshme të të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button