Po krijohet marrëdhënie e re mes Brukselit dhe Shkupit

Deklaratat dhe porositë që Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han i dha dje në Shkup pas takimeve, nga njohësit e çështjeve politike cilësohen si pozitive dhe sipas tyre po krijohen marrëdhënie të reja mes Brukselit dhe Shkupit.

Edhe pse Han vlerësoi pozitivisht funksionimin e deri tanishëm të qeverisë së re, sipas ekspertëve, ende ka shumë punë për tu bërë.

Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euro-atlantik për Portalb.mk elaboron deklaratën e Han, duke thënë se përkrahja e ndërkombëtarëve pa dyshim që është rritur.

“Mendoj se qeveria e re me vetë faktin se po ka një përkrahje të madhe nga ndërkombëtarët por edhe entuziazmi dhe vullneti për të ndryshuar situatën në Maqedoni dhe për të haperuar më guximshëm pra drejt integrimeve euroatlantike, kuptohet që në bazë të gjitha standardeve, kritereve dhe kërkesave që janë përcaktuar si detyrë e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE, do të jetë një mundësi e mirë që definitivisht Maqedonia të del nga kjo situatat ndoshta jo vetëm status quo por edhe nja situata e mbrapsht politike që krijoi Nikolla Gruevski, respektivisht Qeveria e tij. Ardhja e Han edhe një herë po dëshmon në fakt po konfirmon mbështetjen për këtë Qeveri, sigurisht që e gjithë kjo do ndikojë që të angazhohen edhe ekspert të ndryshëm, pra ja ardhja e Pribesë mandej do vinë edhe ekspert tjerë të cilët do ta ndihmojnë Maqedoninë që sa më shpejt ti kthehet integrimeve euroatlantike dhe të merr rrugëtimin e tillë”, tha për Portalb, Ramadani.

Ai shtoi se po ashtu pritet që kjo Qeveri të ketë edhe mbështetje financiare, kuptohet për të realizuar reformat sepse ajo po trashëgon një buxhet apo një situatë financiare tejet kritike për të zhvilluar projektet më tutje.

“Pritet që kjo Qeveri të ketë edhe mbështetje financiare, kuptohet për të realizuar reformat sepse ajo po trashëgon një buxhet apo një situatë financiare tejet kritike për të zhvilluar projektet më tutje në zhvillimin ekonomike dhe në përmirësimin e standardeve në institucionet tjera. Por ajo që është me rëndësi, ajo që premtohet para ndërkombëtarëve duhet edhe të dëshmohet edhe me vullnet të sinqert për të realizuar premtimet dhe nëse kjo i bind ndërkombëtarët qofshin ata evropian, amerikan apo NATO se me të vërtetë përcaktimi është për tu integruar në këto struktura atëherë përkrahja do të jetë e fuqishme. Hapat e parë janë të mirë, sidomos këto veprimet që u bënë për të përmirësuar edhe fqinjësinë e mirë me shtetet fqinj, pra janë sinjale të cilat premtojnë por që duhet edhe shumë punë të bëhet”, shtoi Ramadani.

Gjithashtu Malinka Ristevska Jordanova, drejtoresha e Institutit për Politikë Evropiane, thotë për Portalb.mk se deklarata e eurokomesarit Han ishte inkurajuese megjithatë e përmbajtur.

“Deklarata e Hanit ishte inkurajuese edhe pse e përmbajtur. Ai tani më pozitivisht ka vlerësuar atë që deri më tani ka bërë Qeveria, sidomos dialogun me vendet fqinje anëtarë në BE, Greqinë dhe Bullgarinë”, tha për Portalb Jordanova.

Ajo shtoi se gatishmëria e BE-së për të ndihmuar realizimin e reformave, është arsye për të qenë optimist.

“Kjo vizitë edhe në nivel simbolik dhe real, shfaq relacionin e ri mes Shkupit dhe Brukselit. Këtë qartë e tregon edhe gatishmëria e BE-së për të ndihmuar në zbatimin e reformave nëpërmjet ekspertëve të ekipit të Pribe-së , po ashtu shenj e marrëdhënieve të reja mes Brukselit dhe Shkupit, gjë që është arsye për të qenë optimist. Megjithatë nuk ka ende premtime për çështjen kryesore dhe ajo është çështja e emrit”, shtoi Jordanova.

Ndërkaq Han ka vlerësuar se për realizim të reformave në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë duhet bashkëpunim konstruktiv dhe konsensus nacional. Ky vlerësim i Hanit vjen pas takimeve paraprake që i realizoi me përfaqësuesit e partisë së VMRO-DPMNE-së, Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Lëvizjes BESA dhe Lëvizjes për Reforma PDSH (LR-PDSH).

Këto takime të eurokomesarit Johanes Han, liderët partiak njëzëri i vlerësuan si të mira duke shprehur se temë bisede kanë qenë proceset eurointegruese./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button