Fëmijët në det, këshillat për prindërit

Pushimet verore janë më të vërtetë të domosdoshme, pas një viti të ngarkuar me punë.

Por, pushimet me fëmijë të vegjël të shkakton edhe stres. Në këtë rast, çdo gjë që ka lidhje me familjen është e rëndësishme për ne, duke filluar nga organizimi, njofton koha.net.

Kjo nuk do të thotë të bëheni me ‘huqe’, por të parandaloni emergjencat e ndryshme që mund të ndodhin kur jeni të shoqëruar nga fëmijët.

Plazhi – Plazhi me rërë është gjithmonë zgjedhja e duhur për fëmijët. Si në aspektin që është tërheqës, por edhe fëmijët kanë mundësi të jenë të lirë e të eksplorojnë. Ndaj, është e rëndësishme të shmangen plazhet me gurë ku fëmijët mund të rrëzohen.

Deti- Fëmijët në det edhe pse mund të dinë të notojnë duhet të vëzhgohen nga prindërit në çdo kohe. Në fakt, pavarësisht sigurisë që mund të keni tek noti që di fëmija juaj, përveçse argëtues, deti mund të rezultojë edhe i rrezikshëm. Kështu është mirë ti mbani sytë hapur dhe të ndiqni me sy fëmijën tuaj kudo lëviz. Nëse fëmija është i vogël është mirë që të luani bashkë me të buzë detit.

Ndihma SOS- Për emergjencat e vogla ju mund të mbani në plazh edhe një çantë të vogël për ndihmën e shpejtë.

Çanta termike- Kurrë mos shkoni në plazh nëse nuk merrni me vete ujë edhe ushqim. Pushimet në det për një fëmijë mund të bëjë që ai të ketë uri apo etje. Ndaj, çanta termike duhet të përmbajë ujë, lëngje të ndryshme dhe shumë fruta të freskëta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button