Njëmijë kutitë e fundit: PS 73 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 4, PSD 1 (FOTO)

Kur jemi ne numerimin e 1000 kutive të fundit te votimit projeksionet parashikojnë një rezultat të thellë të PS-së duke numëruar deri tani 73 mandate, kundrejt PD me 43 mandate. LSI deri tani numeron 19 mandate, PDIU 4 mandate dhe PSD 1 mandat, njofton Oranews.

KQZ ka dhene afat deri ne oren 22:00 per perfundimin e numerimit. Ne mesdite KQZ përmes zëdhëneses Drilona Hoxhaj apeloi komisionerët të vijojnë me procesin, në të kundërt do të shkarkohen.

Në orën 21:10 është numëruar 80.22 % e kutive të votimit. Jane numeruar  4307 kuti votimi nga 5362 gjithsej,

Përndryshe, janë mbyllur votimet në Skrapar, Klos, Libohove, Kolonje, Pustec, Has, Tropoje, Puke, Delvine, Selenice, Mat, Rrogozhinë, Konispol, Prrenjas, Belsh, Tepelenë, Devoll,  Himarë dhe Librazhd, Dibër, Mat, Peqin , Divjakë, Fier,  Mallakastër, Patos, Roskovec,Permet, Korcë, Maliq, Pogradec,

Ndërsa nuk janë mbyllur votimet: Berat, Kucovë, Polican, Ura Vajgurore, Bulqizë, Durrës, Krujë, Shijak, Cërrik , Elbasan, Gramsh, Lushnje, Dropull, Gjirokastër, Këlcyrë, Memaliaj,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button