Në mënyrë të papritur AAK pëson humbje (FOTO)

Si pasojë e sulmit në zemër ka ndërruar jetë ish ushtari i UÇK-së, Shaban Dragaj.

I ndjeri ishte i lindur në vitin 1958 në Leqinë të Drenicës.

Kishte mbaruar akademinë ushtarake në Sarajevë dhe kishte shërbyer si epror ushtarak në ish ushtrinë e RSFJ-së.

Me formimin e UÇK-së,Dragaj në fillim të muajit prill të vitit 1998, bashkë me të vëllain Musën, iu bashkëngjit radhëve të saj. Si pjesëtar i UÇK-së, ai ka marrë pjesë në betejat e Zonës operative të Dukagjinit, Berishës dhe Drenicës.

Pas mbarimit të luftës, Dragaj ka shërbyer në institucionet e Republikës së Kosovës. Dragaj është inkuadruar edhe në politikë dhe ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Mitovicës. Një kohë ishte kryetar i Degës së AAK-së në Mitrovicë.

Ai la pas vete gruan me dy fëmijë, nënën dhe anëtarë tjerë të shumtë familjes.

Varrimi të ndjerit do të bëhet sot (e diel, 14.05.2017), në ora 16:00,në varrezat e Mitrovicës,në Shipol.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button