Më nxehtë në Demir Kapi, jostabilitet në rrethinën e Shkupit, Pollogut, Mariovës dhe në Kumanovë

Në Demir Kapi sot ishte më nxehtë, ndërsa pjesa veriore e luginës së Shkupit dhe Pollogu ishin të përfshira nga masa më e madhe jostabile e përcjellë me reshje përmbytëse dhe shiut dhe bubullima. Mot jostabil kishte edhe në rrethinën e Mariovës, ndërsa në Kumanovë ka reshje vërshuese dhe bubullima dhe erë të përforcuar.

Sipas matjeve të DPHRM-së në Demir Kapi ka qenë 39 gradë, 36 Gjevgjeli, 35 Shkup – Zajçev Rid, Shtip, 34 Vinicë, Strumicë, Shkup Petrovec, 33 Manastir, 32 Tetovë, Prilep, Kriva Pallankë, 31 Pretor, Ohër, 30 Berovë, 29 Gjurishtë, 28 Pozharan, 26 Lazaropole dhe 25 Mavrovë.

Në orët e mbrëmjes në disa vende do të jetë akoma moti jostabil me reshje vërshuese dhe bubullima, kryesisht në viset malore në pjesët veriore dhe perëndimore. Gjatë mbrëmjes do të mbizotërojë mot stabil me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.

Nesër do të jetë me diell dhe i nxehtë, pasdite në disa vende do të ketë kushte për dukuri të jostabilitetit lokal me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima, sidomos në pjesët juglindore të vendit. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 30 deri 36 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë, mot me diell dhe i nxehtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura do të arrijë deri 35 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button