Takim Han-Gruevski: VMRO-DPMNE do t’i mbështesë të gjitha reformat që janë me interes të qytetarëve

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski me anëtarët e Komitetit ekzekutiv të partisë Nikolla Todorov dhe Antonio Milloshoski sot u trakuan me eurokomisarin për zgjerim dhe politikë ndërfqinjësore Johanes Han, me të cilin është biseduar për proceset intergruese dhe për ngjarjet aktuale politike.

Siç kumtoi Qendra për komunikime të partisë, në takim Gruevski ka theksuar se aktivitetet që kanë të bëjnë me proceset integruese duhet të plotësohen dhe se VMRO-DPMNE do t’i mbështes të gjitha reformat, për të cilat do të vlerësoj se janë në interes të qytetarëve.

“Ai theksoi se qëllimi kryesor i Qeverisë së LSDM-së nuk duhet të jetë vetëm marrja e raportit pozitiv, çfarë Maqedonia ka pasur para krizës politike, por rekomandim pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, qëndron në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button