LSDM: VMRO-DPMNE 11 vite e ka shkatërruar gjyqësinë

LSDM në një kumtesë për media thekson se VMRO-DPMNE 11 vite e ka shkelur sistemin juridik dhe se reformat sjellin gjyqësi të pavarur dhe profesionale.

“VMRO-DPMNE 11 vite e ka shkatërruar gjyqësinë dhe përmes partizimit të organeve gjyqësore e ka shkelur sistemin juridik. VMRO-DPMNE përmes instalimeve të saj në gjyqësinë Svarovski plot 11 vite ka porositur dhe ka montuar raste dhe aktvendime dhe në këtë mënyrë është përballur me kundërshtarët”, thuhet në kumtesë.

Sot, siç qëndron në kumtesë, të vetmit që frikësohen nga funksionimi i shtetit juridik janë Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët përmes sundimit dekadësh kriminel u kanë sjellë dëme të mëdha qytetarëve dhe shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button