Prioritete në planin aksional – administrata dhe paratë publike

Administratë efikase publike, organe të pavarura rregullatore, menaxhim i përgjegjshëm i parave publike. Këto janë prioritetet kryesore ekonomike që duhet të jenë pjesë e planit të veprimit të qeverisë për të përshpejtuar proceset integruese të vendit në BE. Menaxhimi i financave publike është një nga masat që rrjedhin direkt nga raporti i ekspertit gjerman Rajnhard Pribe, njofton Alsat M.

Këtu është çështja se si menaxhohet me borxhin. Ne e dimë se nuk dihen deri në fund informacione në kuptimin e asaj, se sa është borxhi i ndërmarrjeve publike, sa është borxhi i brendshëm ndaj bizneseve, çfarë “baloni” do të bëhet nga i gjithë ai borxh, cila është dinamika e qëndrueshme e borxhit. Sigurisht këto pyetje do të duhet të adresohen– deklaroi  Aleksandar Kolekeski nga “Evrotink” Qendra për Strategji Evropiane.

Nuk duhet harruar as masat indirekte që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në klimën ekonomike në vend, dhe këtu në radhë të parë mendohet në gjyqësorin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button