Sërish kaos me Donnarumman

Cështja Donnarumma, vjen reagimi nga ana e menaxherit të tij. Një status në twiterin e portierit të   Milanit, shkaktoi reagime të shumta në rradhët e tifozëve kuqezi, por më pas me një tjetër status, ishte vetë 18 vjecari ai që shkruante se faqja e tij është hakuar. Ndërkohë menaxherit i gardianit, Mino Raiola, ka lëshuar edhe ai një mesazh në faqen e tij në twiter. Raiola ka rihapur zyrtarisht mundësitë për një rinovim të mundshëm të 18-vjecarit Gianluiggi Donnarumma me skuadrën e Milanit. Në mesazhin e tij, menaxheri shkruan: “Pas përfundimit të europianit U-21 do të ketë një takim me Milanin. Për momentin e rëndësishme është fokusi në kombëtare”.

Ende nuk dihet se cfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim, por të paktën pas këtij sinjali, Milanit i janë rindezur shpresat, ku padiskutim ndihmesë ka dhe tekniku i kuqezinjve, Vicenzo Montella, i cili më herët ka pasur një takim me familjarët e portierit. Marrdhënia pritet të përmisohet, me drejtuesit e klubit italian, të cilët për të bindur, Donnarummën, janë të gatshëm ti ofrojnë atij  6 milionë Euro në sezon. Misteri vazhdon, këtë mund të shuaj vetëm dyshja Raiola-Donnarumma. Ndërkohë Milanit nuk i ngelet gjë tjetër, vecse të presë dhë të shpresojë, se talenti 18-vjecarë do të vazhdojë aventurën e e tij me fanellën e kuqezinjve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button