Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Shkëndija – Daçia

Ndeshja e parë e eliminatoreve për Liga Evropa ndërmjet Shkëndijës dhe Daçias nga Moldavia do të mund ta shikoni për 200 denarë. Biletat do të dalin në shitje nga dita e martë (27.06.2017) në orën 10:00. Të njëjtat do të mund të sigurohen në “Fanshop”-in e klubit kuqezi në qendër të Tetovës dhe “online”, përmes rrjetit “Mktickets”. Ditën e ndeshjes do të shiten vetëm në pikat shitëse te stadiumi “Mlladost” në Strumicë.

Përballja Shkëndija-Daçia luhet të enjten në Strumicë me fillim në orën 18:00./ Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button