Oda e Mjekëve kërkon plotësim të propozim-ligjit për veprimtari mjekësore

Oda së Mjekëve të Republikës së Maqedonisë kumtoi se Propozim-ligji për veprimtarinë mjekësore është jo i plotë dhe duhet të propozohet në përpunim shtesë që të jetë funksional dhe i dobishëm për të gjitha strukturat e profesionit të doktoratës dhe sistemit në tërësi.

Në krahasim me Propozim-ligjin për veprimtarinë mjekësore të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kumtesën në të cilën thuhet se ligji është përgatitur në bashkëpunim me Odën mjekësore të Maqedonisë, nga OMM-ja theksojnë se në Ligjin për veprimtarinë mjekësore kanë punuar me vite të tëra, ndërsa bazat e një kornize të tillë ligjore janë iniciuar dhe filluar para më shumë se 10 viteve.

“Në tërë këtë periudhë janë ndërruar dhe plotësuar versione të ndryshme të dispozitave të një zgjidhje të tillë ligjore edhe atë në mandatet e shumë udhëheqësive të Odës mjekësore, ndërsa Propozim ligji për veprimtari mjekësore, pothuajse identik me këtë parashtrues i të cilit është grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së është përgatitur më shumë se dy viteve në Odën Mjekësore të Maqedonisë nga ana e komisionit të veçantë të deleguar”, theksojnë nga OMM-ja.

Edhe krahas indikacioneve se është i nevojshëm përpunimi i tij, theksojnë nga Oda mjekësore e Maqedonisë, ai është miratuar me 34 vota nga gjithsej 69 delegatë, në Asamblenë e fundit të përbërjes paraprake të OMM-së të mbajtur më 23 shkurt.

Sipas Odës së Mjekëve të Maqedonisë, bëhet fjalë për përbërje e cila, edhe pse ishte me mandat të skaduar më gjatë se një vit, jo vetëm që ka miratuar tekst të Propozim-ligjit për veprimtari mjekësore, por ka sjellë edhe ndryshime dhe plotësime të Statutit të OMM-së, rregullore, procedurale dhe akte të tjera të rëndësishme për punën e këtij asociacioni profesional me autorizime publike.

Oda së Mjekëve, shtohet në kumtesë, nuk do të lejojë që rëndësia e saj eksperte dhe profesionale, si dhe sigurimi i kushteve më të mira për punën e mjekëve, të jetë cak i keqpërdorimit për qëllime ditore politike dhe partiake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button