Ueb-faqe zyrtare në SHBA “sulmohen” me mesazhe pro IS-it

Disa ueb-faqe qeveritare në SHBA – shumica prej tyre në Ohajo – është dashur të mbyllen, pasi janë pirateruar nga hakerët, të cilët kanë postuar mesazhe në mbështetje të grupit ekstremist Shteti Islamik, shkruan REL.

Një grup që e quan veten Team System DZ postoi një mesazh në ueb-faqen e guvernatorit të Ohajos, John Kasich, i cili thotë se presidenti Donald Trump do të mbahet përgjegjës për “çdo pikë gjaku që derdhet në vendet myslimane”.

“Unë e dua Shtetin Islamik”, u tha po ashtu në mesazh.

Mesazhi është shkruar me shkronja të bardha dhe të zeza – ngjyrat e flamurit të Shtetit Islamik.

Mesazhi ka infiltruar edhe ueb-faqe të tjera zyrtare në Ohajo, në Nju Jork dhe në Merilend.

Disa ueb-faqe vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button