Rama, sms deputetëve: Fituam!

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve socialistë, ku u ka kërkuar “mobilizim total për çdo votë në numërim”.

“Sipas të gjitha të dhënave, timonin do ta kemi. Ju lutem, mobilizim total për çdo votë në numërim. Qetësi e durim ndaj çdo provokimi”, ka shkruar Rama, transmeton Top Channel.

“Na duhet proces i pastër dhe i pakontestueshëm”, shton më tej mesazhi i Ramës.

Mesazhi i plotë i Edi Ramës:

“Sipas të gjitha të dhënave, timonin do ta kemi. Ju lutem, ju lutem, ju lutem, mobilizim total për çdo votë në numërim dhe qetësi e durim ndaj çdo provokimi! Na duhet proces i pastër dhe i pakontestueshëm. Rroftë Partia Socialiste, rroftë çdokush që ka punuar dhe po punon për qëllimin tonë të drejtë. Rroftë çdo njeri i zakonshëm i këtij vendi që na ka besuar dhe mirëkuptim i plotë për këdo që nuk na ka votuar. Tani përqendrim maksimal dhe disiplinë shembullore, për ta çuar me nder, deri në numërimin e votës së fundit këtë betejë historike për Shqipërinë që duam”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button