Parashikimi “apokaliptik” i Jim Rogers: Përgatituni për krizën financiare

Blodget: Dhe jemi në një situatë në të cilën qytetërimi perëndimor duket se po pëson kolaps, edhe me tregun që shembet gjatë gjithë kohës.

Rogers: Për këtë arsye u transferova në Azi. Bijtë e mi flasin gjuhën mandarine, për shkak të asaj që do të vijë. Do të shohësh qeveri të falimentojnë.

nvestitori legjendar Jim Rogers është ulur në një bashkëbisedim me drejtorin e përgjithshëm të Business Insider, Henry Blodget, për episodin e përjavshëm të “The Bottom Line”. Rogers parashikon një kolaps të tregut në vitet e ardhshëm, më i keqi ndër ata që ai vetë ka parë në jetën e tij. Më poshtë, bota.al sjell një pjesë e bisedës mes të dyve.

Blodget: Çfarë do të ndodhë?

Rogers: Kam mësuar shumë shpejt në karrierën time, që nuk duhet të investoj në atë që dua. Duhet të investoj në atë që është duke ndodhur në botë. Përndryshe do të falimentoj. Do të ndodhë ajo që është duke ndodhur. Disa investime në Amerikë do të transformohen në një fluskë. Fluska po vjen. Më pas ka kolaps, dhe për këtë duhet të shqetësohemi. Por Henry, kjo është gjë e mirë për ty. Sepse dikush duhet që ta referojë atë që po ndodh. Pra e ke sigurinë e vendit të punës. Je me fat.

Blodget: Eshtë e vërtetë që numri i lexuesve rritet në raste incidentesh, por pastaj bien tërësisht kur të gjithë pësojnë kolaps, pra askush nuk e shpreson. Atëherë, kur do të ndodhë?

Rogers: Në fund të këtij viti, ose vitin tjetër.

Blodget: Në fund të këtij viti, apo vitin tjetër?

Rogers: Po, po. Shkruaje.

Blodget: Dhe çfarë do ta shkaktojë?

Rogers: Eshtë interesante, por këto gjëra fillojnë gjithmonë ande nga nuk jemi duke parë. Në vitin 2007 në Islandë. Njerëzit thanë: “Islanda? Eshtë një shtet? Kanë një treg?” Dhe pastaj Islanda u shemb. Më pas Bear Stearns. Pastaj Lehman Brothers. Janë spirale. Fillojnë gjithmonë andej nga nuk jemi duke u ruajtur. Nuk e di. Mund të jetë një fond pensionesh në Amerikë, një vend që nuk po e shohim, apo lufta – e pamundur që të jetë lufta – por do të jetë diçka.

Blodget: Dhe sa i madh mund të jetë ky incident?

Rogers: Do të jetë më i keqi i jetës tënde. 

Blodget: Kam parë disa shumë të rëndë në jetën time.

Rogers: Do të jetë më i madhi i jetës time, dhe unë jam më i madh se sa ti në moshë. Do të jetë një gjë shumë e rëndë. Kemi patur probleme financiare në Amerikë, çdo katër apo shtatë vjet, që nga fillimi i republikës. Kanë kaluar tetë vjet nga më i fundit. Po vjen. Në vitin 2008 patëm një problem për shkak të borxhit. Henry, borxhi: ai borxh nuk është asgjë, në krahasim me atë që po ndodh sot.

Blodget: Jam i shqetësuar.

Rogers: Duhet të jesh.

Blodget: A mund të na shpëtojë dikush?

Rogers: Ajo që do të ndodhë, është që do të rrisin normat e interesit. Më pas, kur gjërat të fillojnë të përkeqësohen vërtetë shumë, njerëzit do të thërrasin: “Duhet të më shpëtosh. Në rrezik është qytetërimi perëndimor”. Dhe FED, e përbërë nga burokratë dhe politikanë, do të thotë: “Epo, është më mirë të bëjmë diçka”. Dhe do të provojnë, por nuk do të funksionojë.

Blodget: Dhe jemi në një situatë në të cilën qytetërimi perëndimor duket se po pëson kolaps, edhe me tregun që shembet gjatë gjithë kohës.

Rogers: Për këtë arsye u transferova në Azi. Bijtë e mi flasin gjuhën mandarine, për shkak të asaj që do të vijë. Do të shohësh qeveri të falimentojnë. / Përgatiti: Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button