Ja shifrat e Exit Poll kombëtar në Shqipëri, kush fiton?

IPR Marketing publikoi Exit Poll-in e parë të votimeve të së dielës në Tiranë. Drejtuesi i IPR Marketing, Antonio Noto tha se “do ketë edhe një tjetër exit poll të dytë, por luhatjet nuk do jenë të mëdha”.

“PS mund të ketë arritur më shumë se 71 mandate,” deklaroi Noto.

Në rang kombëtar sipas Exit Poll-it të Ora News dhe IPR Marketing Partia Socialiste merr 45-49% të votave, Partia Demokratike merr 30-34 %, Lëvizja Socialiste për Integrim 11-15%, LIBRA 1-3%, PDIU 3-5%.

Sipas Exit Poll-it, në qarkun e Tiranës Partia Socialiste siguron nga 17-19 mandate, Partia Demokratike 11-13 mandate dhe Lëvizja Socialiste Për Integrim nga 2-4 mandate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button