Japoni, tërmet 5.6 ballë, vetëm dëme materiale

Një tërmet me magnitutë 5.6 ballë, ka goditur Japoninë mëngjesin e sotëm.

Epiqendra e tij ishte në prefekturën Nagano. Deri tani ka pasur raportime vetëm për lëndime të lehta të disa personave dhe dëme materiale.

Tërmeti shkaktoi ndërprerjen totale të energjisë elektrike, kjo bëri që të ketë pengesa edhe në furnizimin me ujë për disa orë, ndërkohë që kanë pësuar edhe catitë e disa shtëpive por nuk bëhet fjalë për dëme të mëdha.

Ajo që shqetësoi autoritetet ishte ndikimi I tërmetit në impiantin bërthamor të Takahamas, pranë epiqendrës së tërmetit, por nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Asnjë anormalitet nuk është regjistruar as në impiantet e tjera nukleare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button