“Syri i Londrës” i mbyllur për vizitorët për shkak të një bombe nga Lufta e Dytë Botërore

Rrota e madhe panoramike afër brigjeve të Temzës në Londër, e njohur si “Syri londinez” sot ishte i mbyllur, ndërkaq të gjithë në të, si edhe të pranishmit në rrethinë të tij ishin evakuuar urgjentisht, pasi që në lum është gjetur një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore.

Policia dhe forcat speciale policore e bllokuan tërë bregun rreth “rrotës” dheportin e afërt të lumit “Vestminster” dhe e zbrazën nga njerëzit hapësirën e gjerë në dhe rreth kejit, ku rergullisht ka shumë vizitorë dhe turistë nga Britania dhe mbarë bota.

Bllokimi zgjati rreth një orë, pas çka policia vendosi ta hapë tërë hapësirën rreth “Syrit londinez” pas ekspertizës së konstatuar se në atë moment, nuk eksziston rrezik nga shpërthimi i bombës së vjetër.

Një prëfaqësues i policisë kumtoi se hapësira rreth lokacionit të njohur turistik në qendër të Londrës do të hapet sërish gjatë nivelit të ulët të ujit në temzë në mënyrë që të mund të nxirret bomba.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button