Vazhdon beteja ligjore për rastin e Almirit edhe një vit pas vrasjes

Festa e Bajramit familjen e vogëlushit Almir Aliu i ka gjetur me shënimin e një vjetorit nga vrasja tragjike e djalit të tyre. Edhe një vit nga vrasja e katër vjeçarit Almir Aliu nga Kumanova, gjykimi ka mbërritur vetëm në fazën e analizës së trajektores lëvizëse të të akuzuarit për vrasje, Boban Iliç. Në seancat e deritanishme gjyqësore mbrojtja ka pretenduar se agresori Boban Iliç vrasjen e ka kryer pa vetëdije si pasojë e dhunës fizike. Konstatimet e ekspertëve neuro-psikiatrik hodhën poshtë pohimet e mbrojtjes. Tani mbrojtja insiston se goditja çnjerëzore me makinë ndaj Almirit dhe prindërve të tij është bërë si pasojë e thyerjes së dritares së përparme të veturës. Por pala e dëmtuar kundërshton pohimet e mbrojtjes. Avokati i familjes Aliu thotë se mbrojtja pretendon rikualifikimin e lëndës dhe dënimin sa më të ulët për një vrasje me paramendim.

Avokati Ibrahim Bajrami shton se i akuzuari Iliç qëllimisht është kthyer me veturë mbrapa dhe është hakmarrë ndaj familjes Aliu si pasojë e një zënke pak minuta para goditjes me veturë, transmeton Alsat M.

Motivet e vrasjes akoma nuk janë zbardhur plotësisht. Më 22 dhjetor 2016, Prokuroria Themelore e Kumanovës solli aktakuzën për veprën në fjalë. Në bankën e të akuzuarve ka vendosur katër persona, njërin për vrasje me paramendim ndërsa 3 të tjerë për dhunë përfshi këtu prindin e Almirit, Sedat Aliun. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor si pasojë e një zënke paraprake mes të akuzuarit dhe prindit të tij e që dyshohet të ketë ndodhur në Ambulancën e qytetit afër qendrës së qytetit në Kumanovë. Almiri i vogël plotë një javë kaloi në kujdes intensiv, ndërsa më 2 korrik ndërroi jetë kur edhe iu dha lamtumira e fundit nga familjarët dhe qytetarët. Më 3 korrik mijëra qytetarë protestuan në Kumanovë duke kërkuar gjykim transparent dhe dënim të merituar për autorin veprës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button