Zëvendëskryeministri rus: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën

Serbia do të ketë qeveri të mirë, por kushtet do të jenë të tilla që kurrë nuk do të pranohet në BE pa hequr dorë nga Kosova, ka thënë zëvendëskryeministri rus Dmitrij Rogozin.

Pas inaugurimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Rogozin për Sputnik tha se hyrja e Malit të Zi në NATO është e drejtuar direkt kundër Serbisë dhe jo kundër Rusisë.

Sa i përket hyrjes së Serbisë në BE, Rogozin porositi Beogradin zyrtar se duhet të heqë dorë nga Kosova.

“Sa i përket kushteve të hyrjes në Serbisë në BE, ju duhet të hiqni dorë nga Kosova. Ju këtë nuk do ta bëni kurrë. Asnjë serb më pro-perëndimor kurrë nuk do ta tradhtojë atdheun e vet. Mund të bisedoni për ekonominë, kursin, tatimet, por pa hequr dorë prej Kosovë serbët nuk do të pranohen në BE”, ka thënë Rogozin, transmeton KP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button