Sony me kasetë arkivimi me 185 TB të dhëna

Sony ka prodhuar një kasetë të re për arkivimin e të dhënave që mund të mbajë deri në 185 TB të dhëna për fishek.

Kjo kasetë mban 148 Gb për inç katrorë me shiritat e vet të fundit magnetikë, më tepër se pesëfishi që ofron IBM me shiritat e prodhuar në vitin 2010, dhe 74 herë më tepër se sa shiritat që përdoren zakonisht sot në disqet e arkivave.

Këto kaseta arkivimi përdoren zakonisht nga bizneset për të mbajtur sasi të mëdha të të dhënave për një kohë të gjatë. Analistët e firmës kërkimore IDC parashikojnë se deri në vitin 2020, të dhënat globale të magazinimit do të arrijnë në 40 trilionë gigabajtë – rreth 5,200 gigabajt për person.

Këto kaseta janë më të lira, më efikase sa i përket përdorimit të energjisë, dhe më të qëndrueshme sesa ngarkesat e bazuara në disk.

Lajme të ngjashme

Back to top button