MotoGP në Holandë, triumfon Valentino Rossi
Italiani Valentino Rossi shënoi fitoren e tij të parë në këtë sezon me ekipin Movistar Yamaha duke e fituar garën e 8-të në Kampionatin Botëror të MotoGP, Çmimin e Madh të Holandës, raporton Anadolu Agency (AA).
Faza e 8-të në garën më të rëndësishme të garave me motoçikletë, MotoGP, u zhvillua në pistën Assen, në 26 xhiro nga 4.5 kilometra, e cila gjendet në qytetin Assen të Holandës.
Piloti legjendar ndryshe i quajtur edhe si “doktor” që e përfundoi garën me 41.41.149, duke e përfunduar i pari këtë sezon për herë të parë arriti të kryesojë.
Ndërsa piloti italian Danilo Petrucci nga Octo Pramac, me 0.063 sekonda pas Rossit mbeti në vendin e dytë. Ndërsa spanjolli Marc Marquez nga Repsol Hinda ishte i treti me 5.201 sekonda pas liderit.
Me këtë rezultat, 38 vjeçari Rossi pas 385 ditësh për herë të parë fitoi garën dhe arriti fitoren e tij të 115-të në karrierë.
Gara e 9-të e sezonit, Çmimi i Madh i Gjermanisë do të fillojë më 2 korrik.
– Radhitja e pilotëve
Pas Çmimit të Madh të Holandës radhitja e pilotëve është kështu:
1. Andrea Dovizioso (Itali) 115 pikë
2. Maverick Vinales (Spanjë) 111
3. Valentino Rossi (Itali) 108
4. Marc Marquez (Spanjë) 104
5. Dani Pedrosa (Spanjë) 87