Simboli i dorës në bizhuteri, cili është kuptimi i tij?

Imazhin e dorës së Fatimas (ose 5-shja, hamsa në arabisht) e shohim gjithandej sot në bizhuteri, madje edhe në tatuazhe, por a e dini cila është simbolika e saj? Si çdo gjë edhe kjo shenjë ka një histori të veçantë. Thuhet se Fatimja, vajza e Muhamedit, një ditë prej ditësh, teksa gatuante në çadrën e saj, e pa duke ardhur burrin, Aliun, me një grua të dytë. E hutuar dhe e poshtëruar, ajo futi pa dashur dorën në kazanin që po vlonte. Nuk bëri zë, sepse nuk ndjeu asnjë dhimbje. Burrit sigurisht që nuk i tha asnjë fjalë. Kjo mrekulli ka bërë që dora e Fatimas të jetë një nga hajmalitë më të përdorura në botën arabe, nga ku ka mbërritur edhe te ne.

Dora e Fatimas është konsideruar si një simbol i fuqishëm i mbrojtjes, pushtetit dhe forcës. Prandaj, kjo lloj hajmalie shpesh mund ta shihni të vendosur edhe në mure me qëllim për ta mbrojtur shtëpinë nga e keqja. Thuhet se Dora e Fatimas gjithashtu paraqet pesë shtyllat e Islamit: Besimi, Lutja, Pelegrinazhet, Agjërimi dhe Bamirësia, shkruan “Besëtytni”, transmeton Standard. Në besimin Islam kjo dorë me pesë gishta ka simboliken e “Dora e Fatimës” (vajzës së Muhamedit), tek Krishterët është “Dora e Virgjëreshës Maria”, ndërsa për hebrenjtë ky simbol quhet “Dora e Miriamit”. Megjithatë, në literaturën e religjionit Islam këtë simbol e konsiderojnë si besim i kot.

Fatima-Hand

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button