Moti i nxehtë vazhdon, qytetarët t’i respektojnë rekomandimet

Instituti për Shëndet publik i Maqedoni u apeloi qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje prej temperaturave të larta për arsye se vendi është kapluar nga faza e verdhë.

Rekomandohet mbrojtje nga ekspozimi i drejtpërdrejt në diell, duke e shmangur daljen jashtë prej orës 11 deri në orën 17, të mbahen veshmbathjes të lehta dhe me ngjyra të hapura, syze mbrojtëse dhe kapelë, të konsumohet ushqim i lehtë dhe lëngje, duhet pasur kujdes gjatë përgatitjes dhe konsumit të ushqimit, të shmangen produkte të papërpunuara termike si majonezi prej vezëve shtëpiake dhe me kujdes të hahen akulloret dhe kremrat e ndryshme, të konsumohen sasi më të mëdha të lëngjeve, më së miri ujë i thjeshtë dhe të shmangen pijet alkoolike.

Qytetarëve u rekomandohet në këto ditë të nxehta të qëndrojnë në hapësira të mbyllura kryesisht të klimatizuara, ndërsa kur është e nevojshme të jenë jashtë për këtë periudhë kohore, të gjejnë mundësi për pushime më të shpeshta nën hije.

Pacientët më të ndjeshëm nga rritja e temperaturave janë të sëmurët me hipertension, sëmundje të zemrës, astmë bronkiale, bronhitis kronik, pneumopati kronike opstruktive, diabet, tireotoksokozë, insufiencë e veshkave, sëmundje mentale dhe nervore, si dhe me sëmundjen e Parkinsonit, Alxhajmerit, skicofreni, dementie etj.

Moti i nxehtë e rriti edhe numrin e kontrolleve shëndetësore në Institucionet shëndetësore në vend.

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. UV indeksi do të ketë vlerën 9. Faza e verdhë do të jetë pothuajse në të gjitha rajonet, përveç në rajonin e Velesit, Prilepit dhe Manastirit. Temperatura do të arrijë deri në 38 gradë.

Pasdite në pjesët perëndimore të vendit moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare.Pasdite në pjesët perëndimore moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima. Temperatura do të lëvizë prej 19 deri 36 gradë.

Deri në fund të muajit vazhdon periudha e motit shumë të nxehtë, me temperatura maksimale çdokund mbi 30 gradë, ndërsa përgjatë Vardarit edhe mbi 35 gradë. Deri të martën në orët e pasdites do të ketë kushte për dukuri të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimave, më pas moti do të jetë me diell dhe më tutje shumë i nxehtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button