Loni Gashi: Ky është vetëm fillimi

Skena muzikore shqiptare mund të themi se është shumë me fat, pasi asaj i është shtuar një talent i ri cili me zërin e mahnitshëm që ka, ka fituar shumë shpejtë zemrat e publikut shqiptar. Ishte suksesi i këngës Untouchable në bashkëpunim me këngëtarin Blero që bëri Lonin të vazhdoj të merret me muzikë.

Loni nuk do të ndalet, edhe pas suksesit me këngën ‘Crazy and Wild’ në bashkpunim me Stresin, Loni paralajmëron se do të shkaktojë tërmet në skenën muzikore. Kënga ka arritur të grumbulloj më shumë se 100 mijë shikime në Youtube vetëm për brenda pak ditësh.

Emri i tij i vërtet është Lundrim Gashi, ai tani është vetëm 19 vjeç, i lindur në Londër por pasioni dhe dëshira e tij për tu marrë me muzikë ishte që nga mosha 5 vjeçare.

Intervistoi: Zekirja Mexhiti

Portalb: Loni, na trego kur fillove të merresh me muzikë?

Loni: Me muzikë kam filluar të merrem nga mosha 5 vjeçare në Londër në vendlindjen time. Fansat mund të  shikojnë edhe një video timen të cilën gjendet në Instagram ku unë këndoj si fëmijë. Tashmë nga ajo kohë kam ndryshuar, por jam ende ai me të njëjtin pasion dhe te njëjtën dëshirë për muzikën.

Portalb: Çfarë mendimi keni për tregun muzikor shqiptar?

Loni: Ende nuk mendoj se kam arritur të depërtoj në tregun muzikor shqiptar. Fokusi im është tregu ndërkombëtar, por do ta quaja depërtim vetëm atëherë kur unë ndjej se kam shkaktuar atë ‘tërmetin’ të cilin unë mendoj se jam në gjendje ta bëj me kualitetet në të cilat beson menaxhmenti im.

Portalb: Vetëm para pak ditësh keni keni lansuar ‘Crazy and Wild’ në bashkpunim me reperin nga Shqipëria Stresi. Sa je i kënaqur nga ky projekt?

Loni: Po, jam relativisht i kënaqur, pasi që s’mund të jem plotësisht i kënaqur. Perfeksioni nuk ekziston, por është vetëm një fillim i mbarë ky.

Portalb: Çfarë mund të thuash për projektet tua, në cilat projekte jeni duke punuar së fundmi dhe cilat janë planet tjera të së ardhmes?

Loni: Kam të përfunduar albumin e edituar për tregun ndërkombëtar, i cili natyrisht se mund të realizohet edhe në gjuhën shqipe. Përndryshe tani kam gati një këngë shumë të bukur që do ta realizoj në gjuhen shqipe. Por ju them që tash të prisni dhe shihni…

Portalb: Kush përkujdeset për projektet dhe cilët janë bashkëpunëtorët e tu?

Loni: Kompania Elephant me në krye Blerim Muharremin, apo këngëtarin Blero, është ‘fajtori’ kryesor pse unë kam marrë hapa aq serioze. Ky njeri bashkë me producentin Nertil Morina – Nurteel, kanë besuar gjithmonë në talentin tim dhe unë ndihem falënderues për gjithçka ndaj këtyre njerëzve prej me të rëndësishëm në jetën time.

Portalb: Cili këngëtar të shërben si inspirim, natyrisht nga skena ndërkombëtare?

Loni: Nga skena ndërkombëtare më pëlqen më së shumti Chris Brown.

Portalb: Fansave më së shumti ju intereson jeta private e një artisti…. kohëve të fundit kishte disa spekulime. Si qëndron Loni në jetën private?

Loni: Single…

Portalb: Sa jeni aktiv në rrjetet sociale, cilën e përdorni më shumë: Facebook, Twitter apo Instagram?

Loni: I përdori të gjitha, jam relativisht aktiv, por më shumë më pëlqen Instagrami dhe Twitteri.

Portalb: Ju faleminderit për intervistën, ju dëshirojmë shumë sukses në karrierën tuaj të mëtutjeshme si këngëtar.

Loni: Ju faleminderit, ju dëshiroj edhe juve shumë sukses në vazhdim të veprimtarisë tuaj mediatike.

Lajme të ngjashme

Back to top button