Tërnava: Të largohemi nga punët e liga dhe të shtrijmë dorën e pajtimit

Qindra qytetarë të besimit mysliman kanë marrë pjesë në ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Namazi i Fitër Bajramit është falur në ora 05:37, të cilit i ka prirë, Sabri Bajgora-kryeimami i BIK-ut.

Hytben e Fitër Bajramit e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili më pas iu drejtua opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Tërnava i ka uruar Fitër Bajramin gjithë qytetarët të besimit mysliman, duke kërkuar nga të gjithë që të largohen nga çdo punë e ligë dhe të shtrijnë dorën e pajtimit si dhe të përkujdesën ndaj të varfërve.

Ai ka kërkuar që të mbretërojë paqja e dashuria në gjithë vendin e po ashtu kërkoj nga politikanët që t’i lënë egot anash e të punojnë për vendin.

“O Zot të lutemi që në mesin e vëllezërve e motrave tonë kudo që ata gjenden brenda trojeve shqiptare apo në mërgatë të zbresë dashuria, respekti, mëshira, shtrirja e dorës me njëri-tjetrin, pajtimi në mes vete, gjithherë duke e madhëruar emrin tënd”, ka thënë ai, raporton KP.

Ternava ka thënë se një pjesë e madhe e botës islame sot përjetojnë një krizë të madhe morale e kulturore, krizë indentiteti, të shtyrë nga faktorë të ndryshëm dhe dashakeqët.

“Dashakeqët e njerëz të shitur, duke përdorur strategji të ndryshme, arritën të fusin në mesin tonë njerëz të cilët në emër të fesë së pastër islame, mbollën paqartësi e urrejtje në mes besimtarëve, duke i shndërruar dhe keqinterpretuar parimet e pastra dhe të drejta islame në teza jo reale…Për ta ruajtur porosinë hyjnore dhe mësimin e profetit Muhamed duhet ta ngrinim nga çdo kush që tenton t’i devijojë ato, duket të ngrisim zërin dhe të themi se islami është i pastër nga çdo gjë e ligë që i mveshet islamit edhe sot nga ky vend i shenjtë u themi të gjithëve se një rrugë të vetme ka ajo është rruga e paqes, harmonisë dhe e respektit në mes njerëzve. Askush nuk ka mundësi që të bëjë vetën të dashur te Allahu në ndonjë rrugë tjetër, është kusht janë: dashuria dhe respekti ndaj profetit Muhamedit”, tha ai.

Tërnava ka apeluar te të gjithë përfaqësuesit politikë që të lënë anash interesat personale e partiake dhe të punojnë në të mirë të vendit e popullit.

“Në këtë ditë të festës apeloj me urtësinë e zemrës tek të gjithë faktorët politik e institucionet e vendit që të lënë anash interesat partiake, personale e grupore dhe të angazhohen seriozisht në ruajtjen e unitetit veprues në të mirë të vendit e popullit, sepse para vetës kemi shumë sfida e shumë punë, që vendin ta bëjmë ashtu siç e dëshirojmë. Mirësia e zotit le ta përqafoj botën mbarë”, tha Tërnava.

Ndryshe, qytetarët e besimit mysliman pas një muaj agjërimi, sot festojnë Fitër Bajramin, apo siç njihet ndryshe Bajrami i Madh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button