Sulm hakerik ndaj Parlamentit britanik

Hakerët kanë tentuar të depërtojnë në postën elektronike të deputetëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të Parlamentit britanik.

Për shkak të sulmit kibernetik ministrat dhe deputetët britanik dje nuk kishin qasje në postën elektronike.

Por, autoritetet nuk japin të dhëna se nëse janë vjedhur dhe çfarë informacionesh janë vjedhur.

Qendra kombëtare për siguri kibernetike dhe Agjencia nacionale për luftë kundër krimit janë duke e hetuar incidentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button