Policia jep detaje për vrasjen e katërfishtë në Saraj

Tragjedi ka ndodhur në komunën e Sarajit, ku të vrarë kanë ngelur tre persona si dhe vrasësi. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski konfirmoi rastin për Portalb.mk.

“Sot rreth orës 10 nga ana e një personi është kryer vrasje e tre personave, një është vrarë në fshatin Gllumovë dhe dy në Kondovë. Njësiti Alfa ka kërkuar vrasin në fshatin Gllumovë, por i dyshuari ka kryer vetëvrasje. Vdekja u konstatua nga ndihma e shpejti dhe vrasësi dyshohet të jetë Shaban S. nga Gllumova”, tha për Portalb, Angelovski.

Trupat e viktimave do të dërgohen për obduksion njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Nga Ministria e brendshme thonë se për shkak të mospajtimeve familjare, Shabani i ka vrarë të afërmit tij.

Sipas informatave të para nga hetimi, shkak për ngjarjen tragjike me siguri janë zënkat familjare. Vrasësi, tre viktimat dhe i lënduari janë anëtarë të një familje – tha Ivica Ilievski, zëdhënës i MPB-së.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 kur Shaban Sulejmani nga fshati Gllumov ka shkuar mysafir tek djemtë e tij në lagjen Gjorçe Petrov 2. Sipas okularëve, Shabani ka shkuar në lagjen Gjorçe Petrov në rrugën “Panajot Ginovski” ku kanë jetuar djemtë e tij. Atje i ka takuar djemtë e vëllait, Muminin, Arijanin dhe Bariun që kanë qenë tek djemtë e tij Nebiu dhe Zylqifliu. Ai ka shtënë drejt tyre. Nipërit Mumini dhe Arijani janë vrarë në vend ndërsa Bariu është plagosur në bark dhe është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.

Pasi e ka kryer aktin makabër, Shaban Sulejmani është nisur drejt f. Gllumovë. Në rrugë e ka takuar vëllain e tij Avdylin, pas çka ka shtënë edhe ndaj tij, e të cilin e ka vrarë në vend. Familjarët e afërt të Shaban Sulejmanit janë përpjekur ta qetësojnë dhe ta bindin t’i dorëzohet policisë, por ai pasi e ka parë policinë në oborrin e shtëpisë, është vetëvrarë me pistoletën e njëjtë me të cilin vrau anëtarët tjetër të familjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button