Drita Islami me normë për evropianin e atletikës

Atletja Drita Islami, në kampionatin evropian të ashtuaquajtur Liga e Tretë që po zhvillohet në Maltë, ka arritur të plotësojë normën për pjesëmarje në evropianin e ardhshëm të atletik, transmeton Alsat M.

Islami në vrapin e 400 metrave me pengesa arriti të shënojë kohën 49.2 sekonda dhe në kohë të njëjtë të përmirësojë edhe kohën e saj më të mirë. Ajo në mes të muajit në kampionatin shtetërokishte vrapuar 59.33 sekonda. Në këtë mënyrë ajo ka plotësuar normën për në kampionatin evropian në Poloni. Kujtojmë se norma ka qenë 60.75 sekonda.

Islami bëhet atletja e parë nga Maqedonia e cila në 10 vitet e fundit arrin të plotësojë normën për pjesëmarrje direkte në një kampionat evropian të atletikës. Ndërsa Valoba Selimi në vrapin e 100 metrave shënoi kohën 12.48 sekonda dhe kjo është koha e saj më e mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button