VMRO kërkon nga LSDM-ja të zbardh marrëveshjen me Bullgarinë

VMRO – DPMNE sërish ka kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev të tregoj se çfarë përmban marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë ndërsa e akuzoi se po punon në dëm të interesave kombëtare maqedonase.

“Zaev shkoi në Sofje për bisedime mbi përfundimin e një marrëveshje për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, duke pohuar se kanë rënë dakord mbi përmbajtjen dhe se mbetet për të pirë edhe një kafe para se ta nënshkruajë atë, pa iu treguar qytetarëve çfarë ka pranuar”, thuhet në deklaratën e VMRO -DPMNE-së.

Nga partia e Gruevskit theksojnë se do të mbështesin gjithçka që synon përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, por asgjë që është në kundërshtim me interesin e popullit maqedonas dhe shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button