Koha e zjarreve ka ardhur, kujdes si veproni

Rritja e temperaturave ka bërë që të shtohen rreziqet për përhapje të zjarreve në rajonin e Pollogut. Ndonëse viteve të fundit në këtë rajon nuk ka zjarre në përmasa më të mëdha, për dallim nga para katër viteve, një pjesë e malit në  rajonin e Komunës së Jegunocit u përfshi nga zjarri, shkruan gazeta KOHA. Gjithnjë gjatë periudhës verore ka rrezik për përhapje të zjarreve, prandaj nga njësia e zjarrfikësve thonë se qytetarët duhet të kujdesshëm.

“Apelojmë deri tek të gjithë qytetarët e Tetovës dhe rrethinës, që në periudhën e ardhshme verore të vitit ku temperaturat e ajrit rriten në maksimum dhe arrijnë edhe në 40 gradë celsius dhe, duke marrë parasysh të dhënat statistikore dhe përvojat nga vitet e mëparshme, me të cilat posedojmë na bëjnë me dije që një numër i madh i zjarreve në këtë periudhë të vitit janë kryesisht zjarre në ambient të hapur edhe atë zjarre në pyje, në hapësira bujqësore dhe hapësira përgjatë rrugëve lokale, regjionale dhe magjistrale, prandaj edhe apelojmë që të sillemi me shumë kujdes dhe me ndërgjegje “, tha Uka Aliti, nga Njësia e Zjarrfikësve në Tetovës.

Më tej, nga kjo njësi apelojnë që qytetarët të mos ndezin zjarre, të kontrollojnë më shpesh makinerinë bujqësore dhe të tjera para se të fillojnë të punojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button