Maqedoni, statistika të zymta, po pakësohemi! Çdo ditë e më pak nxënës dhe studentë!

Gjatë pesë viteve të fundit, sistemi arsimor, pa asnjë përjashtim, ka pësuar rënie në numrin e nxënësve, respektivisht studentëve. Bazuar ne te dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), si shkollat fillore dhe të mesme, ashtu edhe universitetet kanë nxjerrë në vitin 2015/2016 shumë më pak të diplomuar se sa në vitin 2011/2012, shkruan gazeta KOHA.

Në harkun kohor prej pesë viteve ka rreth 11 mijë persona më pak, të cilët u kanë dhënë fund tre cikleve të arsimit.

Kështu, nëse pesë vite më parë nga shkollat fillore dolën mbi 23 mijë gjysmë-maturantë, vitin e kaluar (2015/2016) numri i gjysmë-maturantëve kishte rënë për pesë-gjashtë mijë nxënës më pak, pra kishte rënë poshtë nivelit të 17000 gjysmë-maturantëve.

Shkollimin e rregullt të mesëm vitin që shkoi nuk e përfunduan as 23000 nxënës, kurse pesë vite më parë ky numër ishte më tepër se 25000.

Nëse vitin akademik 2011/2012 numri i të diplomuarve ishte mbi nivelin e10000-shit, pesë vite më vonë numri i njëjtë ra poshtë nivelit të 9000-shit.

Rënia, sipas këtyre të dhënave, është konstante edhe sa i takon numrit në përgjithësi të nxënësve për prezencën në institucionet e arsimit parashkollor. Kështu, nga 197 859 sa ishte numri i përgjithshëm i nxënësve të shkollave fillore, viteve në vijim ai numër zbret në: 194 055, 190 541, 188 361 dhe 185 119 nxënës. Rënia është reflektuar gati se njëlloj edhe në bazë të gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi, që do të thotë si paralelet në gjuhën maqedonase, si ato në gjuhën shqipe, turke dhe serbe, nga viti në vit kanë më pak nxënës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button