Forumi Rinor Islam uron gjithë besimtarët festën e Fitër Bajramit

Forumi Rinor Islam uron gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Bajramit të Fitrit.

“Në shënimin e fundit të agjërimit njëmujor, urojmë në pranimin e veprave nga Zoti i Lartësuar. Urojmë që çdo vepër e mirë në muajin e mëshirës, muajin e pastërtive shpirtërore, muajin e faljes, sakrificës e përkushtimit të reflektojë sot në këtë ditë feste. Me këtë rast, përgëzojmë gjithë ata që u përkushtuan gjatë kësaj periudhe në rizgjimin e vetes dhe vlerave si dhe në shumëfishimin e të mirave duke ecur drejt fitoreve.  Në këtë ditë gëzimi, urojmë për harmoni në familjet tuaja paqe dhe për ditë më të mira.” thuhet në urimin e FRI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button