Këshillat fetare të nënes sime të ndjerë

Nëna ime e dashur, ja erdhi dita e fundit e muajit të Ramazanit, shpirti i sime mëjë që më je në dhe, sa të zbehura më duken tre Bajramet e fundit pa ty. Faleminderit shumë për  terbien e edukatën , për mbjelljen e etikës së bukur të besimit islam në mua e në familjen tonë. Tani, më kujtohen lodhjet tua të vullnetshme e të mëshirshme gjatê muajit të Bekuar tē Ramazanit, punë, pagjumësi, falje, lutje, lexime Kuranore, ngushëllime përzier me lot e frikërespekt ndaj Allahut e Pejgamerit tonë të dashur Muhamedit a.s. Nëna ime e dashur sa këshilla të mençura e të bukura më jepje, të më falësh që ndonjëhere s’ti ndëgjoja fjalët e tua të urta që në atë moshë tē re më dukeshin të prapambetura!

Më thoje që pa besim, pa Allah e pa Pejgamer s’ka njerëzi e burrëri; më thoje, që familja nuk matet me dituri, por me besnikëri; më thoje, që dituria nuk është dashuri, po këshillat e nënës janë dashuri e ngrohtësi; më thoje, që shkollimi të bën të ditur, e jo të mençur, këshillat e mia të bëjnë të dashur e të urtë; më thoje, që dituri të japin  dhe armiqtë, kurse këshillë të japin miqtë e tu të dashur; më thoje, kur të bisedosh me vajzat e huaja, uli sytë teposhtë se mund tët’ kaplojë syri i keq e të turpëron; më thoje, që  t’i respektosh pleqtë, se mëshira e Zotit ështe mbi ta;

Më thoje, mos ha ushqim të shijshëm para grave shtatzënë, se do i bësh dëm fëmijut në bark të saj;

Po ne që jemi të emancipuar e kurrsesi të edukuar çfarë t’i këshillojmë fëmijët tanë?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button