Këngëtarja e martuar shqiptare merr propozimin 1 milion dollarë për një natë, kjo është përgjigjja

Nuk ndodh vetëm nëpër filma. Sa kohë do ketë femra të bukura dhe meshkuj që mendojnë që me para mund të blejnë gjithçka, ja që “propozimi” ndodh edhe jashtë skenareve kinematografike.

Dhe ka ndodhur me një këngëtare shqiptare që të gjithë e njohim mirë, e cila edhe pse krejt ndryshe në pamje me Demi Moor, është një nga femrat më tërheqëse që ka mbetur e tillë në vite, Mihrije Braha.

Këngëtarja bionde nga Kosova, ka treguar për Express Rozë, që asaj i kanë propozuar 1 milion dollarë për një natë. Madje i guximshmi i kësaj historie ishte i njohur edhe me bashkëshortin e këngëtares, Naim Abazi.

“Më ka telefonuar dhe më ka ofruar 1 milion dollarë për të kaluar natën me të në një ishull ku të dua unë”, tha Mihrija. Sigurisht ajo refuzoi. Kjo histori ka edhe personazhin me humor, është Naimi që e kishte marrë me shaka dhe i kishte thënë që i humbi 1 milion dollarë.

Ata kanë një marrëdhënie aq të fortë, edhe u rimartuan pas 25 vitesh, sa sigurisht që u ngelet vetëm të qeshin me të gjithë që nuk i marrin parasysh këto ndjenja.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button