Përurimi i Presidentit serb Vuciq, e shoqja imiton Melania Trump

Në Pallatin e Serbisë në Beograd është mbajtur të premten pritja e përurimit të presidentit të ri, Aleksandar Vucic.

I betuar në Parlament më 31 maj, dje, më 23 qershor Vucic ka ftuar drejtues të ndryshëm të shumë shteteve dhe politikanë vendas për pritjen e përurimit.

Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja, Tamara, e cila të kujton me veshjen e saj, Melania Trump në Ballon e Përurimit të Presidentit amerikan Donald Trump.

Fustan i gjatë, i bardhë me supe të zbuluar dhe rrip në mes, një kopje e fustanit të dizenjuar nga Herve Pierre për Melania Trump.

Edhe pjesa tjetër e pamjes, për sa i takon flokëve të gjatë të lëna lëshuar të kujtojnë Melanian. Të krijohet përshtypja që bashkëshortja e Presidentit serb është frymëzuar nga pamja e ballkanases tjetër që tashmë është Zonjë e Parë në Amerikë.

Të dy zonjat kanë pak a shumë një moshë, Tamara është 46 vjeçe, ndërsa Melania 47.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button