Lajmet e divorcit, komenton këngëtarja e njohur shqiptare

Revista Who publikoi një lajm për ndarjen e këngëtares Jonida Maliqi, me bashkëshortin e saj, Gentin.

Ata kanë një histori 17-vjeçare dhe një djalë së bashku, megjithatë sipas Who, historia ka marrë fund dhe çështja është në gjykatë.

Jonida nuk kishte folur, megjithatë sot, postimin e radhës fashion, e ka shoqëruar me një shënim që duket si komenti i saj i vetëm dhe i mjaftueshëm për këto lajme.

“Kur nuk ka mbetur asgjë për të thënë, ngri kokën, qesh dhe vazhdo të ecësh”, ka thënë Jonida.

Fotoja është shumë e përshtatshme për këtë thënie. Me një djalë, një karrierë të shkëlqyer muzikore, një stil unik dhe një biznes në fushën e modës, Jonida ka pa fund arsye për të vazhduar rrugën e saj, pavarësisht lajmeve që qarkullojnë për jetën private.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button