Dhurohet ndihmë humanitare e siguruar përmes fushatës “Maqedonia me dashuri për Alepon”

Ndihmë humanitare dhe veshmbathje për 350 fëmijë të pesë qendrave për fëmijë refugjatë pa përkujdesin e prindërve të vendosur në zonën kufitare në Turqi me Sirinë, janë siguruar përmes fushatës “Maqedonia me dashuri për Alepon”.

Përfaqësuesit e Ambasadës së parë për fëmijë në botë “Megjashi” dhe “Legis”, të cilët janë organizatorë të fushatës, prej më 20-22 qershor të këtij viti personalisht i kanë vizituar kampet.

Kryetari i “Megjashit” Dragi Zmijanac, tha se me aksionin “Maqedonia me dashuri për Alepon” qytetarët e Maqedonisë kanë treguar se janë humanë.

Theksoi se jehona për aksionin ka qenë e shkëlqyer dhe se kanë pasur aktivitete në Shkup, Dibër, Gostivar, Tetovë, Strugë dhe Veles.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button