“Plenumi studentor” do të kyçet në punën për ndryshimet e Ligjit për arsim të lartë

Përfaqësues të Plenumit Studentor u takuan me ministren për arsim Renata Deskovske, me të cilën biseduan – studentët të kenë pjesëmarrje aktive në arsimin e lartë.

“Ideja e takimit ishte të bëjmë një retrospektivë të tre viteve të fundit, çfarë ndodhi në arsimin e lartë dhe në veçanti për problemin më të madh që ka të bëjë me të gjithë ne për momentin, organizimi studentor.  Atë problem ne e prekëm para disa vitesh, mirëpo, tani mendoj se jemi më në fund afër zgjidhjes së problemit”, deklaroi për CIVIL Media, Dea Zdravkovska nga Plenumi Studentor.

Ajo shton se me ministren për arsim kanë diskutuar për përmirësimin e standardit studentor, por edhe për zgjidhjen e problemit me avokatët e popullit –studentor, jofunksional.

“Që të zgjidhen disa nga këto probleme, ministrja planifikon të formojë komision në të cilin do të jenë tëm kyçur edhe dy anëtarë të Plenumit Studentor. Komisioni dë të punojë në ligjin e ri për arsimin e lartë, në të cilin do të vendosen të gjitha problematikat që duhet zgjedhur, gjegjësisht, Parlamenti studentor nuk do të jetë organizatë joqeveritare e cila merr pjesë në trupat e Universitetit, por do të jetë trup në mkornizat e Universitetit”, theksoi Zdravkovska. Ajo theksoi se dëshirojnë të vazhdojnë me punë transparente dhe publike, dhe se do ta motivojnl edhe ministren të punojë në atë proces.

“Mirëpo, dua të theksoj se Plenumi Studentor nuk u formua që ta rrënojë pushtetin e mëparshëm, por ta kritikojë secilën që sjell reforma të pamatura dhe tëm këqija të cilat nuk kanë prapavijë në fushën e arsimit. Për këtë arsye, do ta përkujtojmë edhe ministren e re se ne jemi këtu çdo herë kur dikush të bëjë hap të keq”, është e vendosur bashkëbiseduesja ynë.

Ministrja Deskoska paralajmëroi revidim të librave të mësimit, duke i përfshirë edhe ato nga historia. Sipas saj, nuk guxon të lejohet që nxënësit të mësojnë nga libra të gabueshëm që i shtyejnë drejt paragjykimeve diskriminuese dhe shprehjes së urrejtjes…

“Revizioni i të gjitha librave të mësismit do të jetë pjesë e një procesi që do të debatohet në nivel ekspertësh. Unë për momentin në Ministri kam pranuar ankesë nga Avokati i Popullit për libër mësismi nga shoqëria, që përmban dispozita diskriminuese. Sipas asaj që opinioni shpesh ishte i përballur me shembuj të librave të mësismit në të cialt ka konstatime të gabueshme, në të cilat ka shprehje të urrejtjes, ku ka qëndrime diskriminuese dhe apragjykime, do të thotë, të gjitha librat e mësimit do të jenë të hapure në procesin e ravidimit në arsim, me qëllim të mënjanohen gabimet që i mësojnë nxënësit”, tha Ministrja dhe informoi se për këtë rast është formuar grup mpunues në Ministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button