Dasmë në Everest, ҫifti që zgjodhi të martohet në majën më të lartë të botës #FOTO

Ҫifti më i guximshëm që keni parë ndonjëherë, James dhe Ashley. Shumë prej ҫifteve shpenzojnë një vit nga jeta e tyre për të përgatitur ftesat, tortën dhe fustanin perfekt, por ky nuk është rasti i tyre. James dhe Ashley vendosën që të shpenzojnë një vit nga jeta e tyre për të organizuar udhëtimin dhe aventurën më të madhe të jetës – të ngjiten në malin Everest dhe të martohen në majën më ta lartë të botës.

Të dy dëshironin që të kishin një kujtim të paharruar nga martesa dhe eksperiencën më të bukur të jetës ta lidhnin pikërisht me këtë ditë (më shumë se lulet, vallëzimi apo edhe torta e festës)

Ҫifti shpenzoi plot tri javë duke u ngjitur në Nepal, kampi i Everest (në 5.2 km lartësi).

Fotografi i dasmave, Charleston Churchill, ka realizuar këtë set të mrekullueshëm dhe rezultati është një ëndërr e bërë realitet. Ai ka fotografuar plot 100 dasma në Kanada, por lehtësisht mund ta kuptoni se ҫfarë janë këto imazhe.

Oh, edhe fustani i bardhë i Ashley ishte një dekor ndihmës i këtyre fotove të mrekullueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button