Si ta pastrosh lavatriҫen me sodë buke, ja nje ide briliante

Nëse nuk e ke përdorur ndonjëherë këtë mënyrë, ja ku është një zgjidhje e shpejtë dhe shumë e freskët për të pastruar lavatriҫen. Një pastrim i mirë, siҫ e di, mund të ndihmojë edhe në një larje më të pastër të rrobave. Në vend që të shpenzosh orë të gjata për të hequr papastërtitë, në ndihmë të vjen soda e bukës dhe një përdorim farë i thjeshtë.

Ҫfarë të duhet:

2 filxhanë sodë buke

3 lugë gjelle ujë i oksigjenuar

10 deri në 20 pika vaj esencial (me aromë)

Sfungjer

Letër kuzhine

2 filxhanë uthull

1 lugë gjelle detergjent eneësh

Një enë qelqi apo qeramike

Përdorimi:

Fillo duke i dhënë një pastrim të shpejtë makinës larëse. Përdor një sfungjer të lagur me ujë dhe pastro pjesën e brendshme dhe derën.

Tani përziej bashkë sodën, ujin e oksigjenuar dhe vajin esencial në një shishe derisa e gjithë përzierja të bëhet e njëtrajtshme. Përdor sfungjerin për të pastruar me “detergjentin” e përgatitur pjesën e brendshme të lavatriҫes, por edhe sipërfaqen e jashtme të saj dhe lëre për disa minuta që të veprojë secili prej produkteve.

Mbush një enë qeramike me uthull dhe shto pak detergjent enësh. Përzieji bashkë dhe hidhi në enën ku shtohet detergjenti i rrobave. Pas kësaj, vëre lavatriҫen në punë për disa minuta. Lëre që lavatriҫja të bëjë një cikël të plotë të shpëlarjes, pastaj hape dhe shiko ndryshimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button