Samit i BE-së: Ekonomia drejt përmirësimit

Shefat e shteteve apo qeverive prej Bashkimit Evropian në takimin e sotëm në Bruksel konstatuan se duhet të ndërpritet vala e emigrantëve në Evropë.

Ata e theksuan obligimin ndaj Marrëveshjes së Parisit për parandalimin e ndryshimeve klimaterike dhe vlerësuan se ekonomia në BE është duke shkuar drejt përmirësimit.

“Për herë të parë në BE janë 232 milionë të punësuar”, deklaroi në fund të takimit kryetari i KE-së, Zhan Klod Junker.

Ai theksoi se pak po flitet edhe për atë se është zvogëluar deficiti buxhetor në një numër të madh shtetesh të cilat kanë pasur probleme, ndërsa rritja ekonomike është duke u rritur.

Franca, Gjermania dhe Italia potencuan që të ndërpriten investimet kineze në Evropë pasi që kompanitë nga BE-ja nuk kanë trajtim të njëjtë në Kinë.

Lidhur me emigrantët, është konfirmuar vendosmërisa me “fond garantues” prej disa miliardë euro që të nxiten investime në shtetet afrikane prej ku vijnë emigrantët.

Në konstatimet e takimit të kreut është theksuar se Marrëveshja e Parisit për klimën është me rëndësi të madhe për progresin dhe modernizimin e ekonomisë evropiane.

“Marrëveshja nuk mund të jetë lëndë e negociatave plotësuese”, theksojnë ata.

Tusk theksoi se kryeministrja britanike, Tereza Mej mbrëmë shkurtimisht i ka njoftuar kolegët e saj të BE-së për përgatitjen e Londrës për dalje nga BE-ja dhe se këto propozime janë vlerësuar si të pamjaftueshme para së gjithash për të drejtat të cilat shtetasit e BE-së do t’i kishin pas braktisjes së Britanisë së Madhe.

Liderët vendosën deri në vjeshtë të përfundojnë të gjitha përgatitjet për tërheqjen e Britanisë nga Drejtoria bankare evropiane dhe Agjencia mjekësore evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button