Çmimi i autostradës Kërçovë-Ohër mund të rritet deri në 500 milion euro!

Skandali me gabimet në projektimin e autostradës Ohër – Kërçovë, që e zbuloi revizori gjatë kontrollit, çdo ditë merr dimensione të reja. Fakti që në projekt është harruar të planifikohen gjashtë qarkoret e autostradës drejt vendbanimeve në rrethinë, hap pyetje të reja për “seriozitetin dhe profesionalizmin” me të cilin u përpunua projekti. Deri tani nuk ka përgjigje zyrtare dhe të argumentuar nga institucionet kompetente se si mund të “harrohen”  pozitat bazë në planin urbanistik të projektuar të autostradës, shkruan Dojçe Vele, njofton Portalb.mk.

Qarkoret janë shtuar vitin e kaluar

Ekspertët e ndërtimit të njohur me punët dhe në kontrollin e autostradës, nuk mund të gjejnë arsyetim për lëshimin e tillë.

“Me të vërtetë është e pashpjegueshme si mund të harrohet një segment i tillë i rëndësishëm gjatë ndërtimit edhe të pjesës lokale të rrugës, e lene më të autostradës”, thanë bashkëbisedesit e Dojçe Vele.  Ata konfirmojnë se janë dhënë vërejtje për mungesën e qarkoreve në projekt, por Ndërmarrja publike i ka injoruar ato vërejtje, që vitin e kaluar.

“Sipas vlerësimeve, për ndërtimin e gjashtë qarkoreve do të duhen 30 milion euro shtesë, shumë e cila nuk është parashikuar në marrëveshjen e parë me kompaninë kineze “Sinohidro” e cila e ndërton autostradën”, thonë ata.

Dje edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, u befasua me lëshimin e bërë për qarkoret. Ai për problemin me autostradën javën e ardhshme do të takohet me ambasadoren e Kinës, siç tha,  në kërkesën e tij”. Disa ditë më parë ambasadorja u takua edhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Kërçovë-Ohër

Sa do të rritet çmimi për një kilometër në autostradën prej Kërçovë deri në Ohër dhe a do t’i ketë Maqedonia 50 kilometrat më të shtrenjta për një autostradë?
Përgjigjen e kësaj pyetje duhet ta jep revizioni i gjithë projektit në fazat përfundimtare dhe në harxhimet e mbetura. Me atë do të kuptohet se a do të hyjnë në çmimin e parë të dëmeve prej 100 milion eurove edhe 30 milion eurot e qarkoreve, ose kjo shumë do të rritet?
Agjencia e rrugëve së pari vlerësoi se ky projekt do të duhej të kushtojë rreth 270 milion euro, por qeveria e VMRO-DPMNE-së nënshkroi marrëveshje për ndërtim me vlerë prej 373 milion eurove. Me harxhimet për mbulimin e gabimeve të projektit, tash çmimi i autostradës mund të arrijë edhe deri 500 milion euro!

Revizioni nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të duhet të konfirmojë edhe sa nga objektet që tani ndodhen në rrugë të autostradës “janë rritur” menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë kineze për ndërtimin e autostradës, me qëllim që të marrin kompensim nga shteti për dislokimin e tyre.

Frika i ruan vreshtat

Me qëllim që të parandalohen më tej marrëveshjet e dëmshme, qeveria në seancën e djeshme anuloi vendime të nënshkruara nga qeveria e mëparshme.

Për shkak se “ekzistojnë të dhëna serioze për keqpërdorimin e parave të qytetarëve”, qeveria e ka angazhuar Sekretariatin e përgjithshëm që t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të ndaluar procedurën për ndarjen e rreth 50 milion denarëve (850 mijë euro) nga buxheti, për financimin e shoqatave dhe fondacioneve.

U vendos që të njoftohet Enti shtetëror për revizion që ta kontrollojë vendimin e mëparshëm, ndërsa nëse ekziston bazë për keqpërdorim, të hapet hetim për shpenzimin në mënyrë jo të duhur të buxhetit.

Duke pasur parasysh se ekzistojë dyshime edhe për keqpërdorim gjatë shpalljes së tenderit nga ana e ELEM prej 34 milion eurove, për prokurim të pajisjeve  për mihjen e mbetjeve, qeveria vendosi ta detyrojë Këshillin e revizionit të ELEM-it ta anulojë vendimin e shpalljes së konkursit publik dhe për këtë të merr njoftim se është anuluar. Qeveria e përkrah sigurimin e makinerisë së ELEM-it, në vend të shfrytëzimit shumëvjeçar të makinerive nga kompani të jashtme, për atë janë harxhuar shuma të mëdha të qytetarëve, por për rastin konkret ka të dhëna serioze për lëshime të tenderit dhe kompani të favorizuara për këtë shkak është duke u marrë ky hap”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

LEXO: Për shkak të një gabimi në projektim, autostrada Ohër-Kërçovë do të kushtojë 100 milion euro shtesë

LEXO: Ja sa kohë duhen që të mbarojë autostrada Ohër-Kërçovë

LEXO: Për shkak të populizmit pësoi keq autostrada Kërçovë-Ohër 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button