Moti i ngrohtë i mirëseradhur për kulturat pranverore

Moti i ngrohtë do të mundësojë kushte më të volitshme për zhvillim, para së gjithash të kulturave pranverore, të cilave në këtë periudhë, krahas ujit, u nevojiten edhe temperatura të larta, ndërsa pozitivisht do të ndikojë edhe ndaj grurit të vjeshtës, njoftojnë agrometeorologët.

“Moti i ngrohtë dhe me diell pozitivisht ndikon edhe ndaj paraqitjes së insekteve te pemët dhe kulturat kopshtare, ndërsa mund të shfrytëzohet edhe për mbledhjen e rendimentit të elbit, i cili në disa vende veçmë ka filluar”, njoftoi Sektori për agrometeorologji të DPHM-së.

Gjatë periudhës së ardhshme pritet mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë me temperatura më të matura ditore mbi 30 gradë celsius, ndërsa përgjatë Vardarit deri 35. kushte për jostabilitet ka vetëm të shtunën dhe të hënën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button