Mickoski: Tërë dokumentacioni i tenderit do të vendoset në mbikëqyrje të opinionit

Udhëheqësia e SHA “Elektranat e Maqedonisë” tërë dokumentacionin e tenderit, si komerciale ashtu edhe teknike do të vendos në mbikëqyrje të opinionit, informoi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i ELEM, Hristijan Mickoski.

Qeveria në seancën e djeshme ka marrë vendim ku i rekomandon Bordit mbikëqyrës të SHA “Elektranat e Maqedonisë” t’i bëjë me dije Bordit drejtues të SHA “Elektranat e Maqedonisë” ta ndërpresë procedurën për furnizim të mekanizimit për gërmim të qymyrit dhe skorjes.

“Dokumentacioni i njëjtë do t’u jetë në dispozicion të gjitha  organave relevante në shtet. ato organe relevante i ftojmë menjëlherë të qasen në revidim të së njëjtës dhe nëse konstatojnë edhe indikacionin më të vogël të parregullsisë, atëherë ne jemi të gatshëm ta mbajmë tërë përgjegjesinë. Në të kundërtën, nëse nuk konstatohen parregullsi të tilla, atëherë presim së paku nga Qeveria të prononcohet dhe të na kërkojë falje”, tha Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button