KRSKRR: Po vijnë 100 ditët më të zeza në komunikacion

Njëqind ditët më të zeza në komunikacion janë duke ardhur, apelojnë nga Këshilli republikan për siguri në komunikacion dhe në rrugë. Sipas tyre vitin e kaluar në periudhën e verës në fatkeqësi komunikacioni jetën e kanë humbur 65 persona që paraqet rreth 50 për qind të fatkeqësive me pasoja fatale në raport me gjithë vitin.

“Deri më tani sipas të dhënave statistike jozyrtare bashkë me 15 qershorin këtë vit, 36 persona e kanë humbur jetën në fatkeqësi komunikacioni në rrugët e Republikës së Maqedonisë. Sivjet, në qershor, jozyrtarisht, tetë persona e kanë humbur jetën në fatkeqësi komunikacioni. Çdo vit, në periudhën qershor – gusht, dyfish rritet numri i të vdekurve dhe i personave të lënduar në fatkeqësi komunikacioni”, thonë nga KRSKRR.

Ata si shkaqe më të zakonshme për fatkeqësitë e komunikacionit i numërojnë vozitjen e shpejtë, tejkalimin jo të drejtë, lodhjen, alkoolin, temperaturat e larta, mospërdorimin e rripit të sigurisë…

“Në komunikacion nuk ka hapësirë, kohë dhe vend për relaks. Rreziqet të cilat u kanosen pjesëmarrësve në komunikacion në periudhën e verës janë serioze. Koha është që të vetëdijesohen të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe së bashku, me vetëdije, maturi dhe përgjegjësi ta bëjmë këtë verë të sigurt për të udhëtuar. Siguria në komunikacion varet prej të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, prej secilit prej nesh në veçanti, këmbësor, çiklist, motoçiklist, drejtues të automjetit motorik. Secili me procedurat e veta e bën komunikacionin më shumë ose më pak të sigurt. Prandaj, secili duhet të mendojë mirë, çfarë pjesëmarrësi është në komunikacion dhe nëse vlen të jetë më i mirë dhe më përgjegjës”, theksojnë nga KRSKRR.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button