Benefitet e të ecurit buzë detit

Mund të zgjidhni një orar herët në mëngjes ose perëndimin e diellit për të filluar ose përmbyllur një ditë mjaft të këndshme në plazh, madje nuk ka asgjë më të mirë se sa të bëni një shëtitje relaksuese buzë detit. Mund të dilni vetëm ose me miqtë tuaj, ecja këmbëzbathur ka plot të mira dhe ndikon mjaft pozitivisht në humorin tuaj. Trupi ynë përfiton pa asnjë kosto apo mundim. Ju qetësoheni, përmirësoni humorin dhe i dhuroni një masazh argëtues këmbëve tuaja, shkruan Bordo.al.

Mos hiqni dorë prej kësaj shëtitjeje, ja se si përfiton trupi juaj prej saj:

Përfitimet për mirëqenien mendore

Mirëqenia juaj fizike varet prej asaj mendore. Ecja përgjatë plazhit ndihmon në përmirësimin e gjendjes aktuale të humorit tuaj, në sajë të rritjes së furnizimit të trurit me gjak. Gjithashtu relakson mendjen dhe na bën të gjejmë energjinë e duhur për të përballuar kthimin në qytet pas përfundimit të pushimeve. Ecja në plazh me tingujt e detit në sfond ndihmon për të lehtësuar tensionin, na jep energji pozitive, çliron mendjen nga mendimet dhe na i përmirëson ato. Ndjesia e rërës së nxehtë nën këmbë shton qetësinë në mënyrë mjaft të këndshme.

Duke ecur në plazh digjni më shumë kalori

Ecja në plazh, buzë detit, me ose pa këpucë ju ndihmon të digjni më tepër kalori se sa po të ishit duke shëtitur diku tjetër, për shembull në asfalt. Këmbëve u duhet të ushtrojnë më tepër presion mbi rërë, kjo kërkon një përpjëkje më të madhe dhe rrjedhimisht më tepër energji.

Përfitimet për këmbët

Ecja zbathur në rërë ndihmon riaktivizimin, tonifikimin dhe forcimin e muskujve të këmbëve. Ecja në plazh është mjaft e dobishme, lehtëson këmbët nga lodhja, sidomos në rastin e qarkullimit të dobët të gjakut në gjymtyrët e poshtme.

I ndihmon këmbët

Ecja zbathur nuk është vetëm kënaqësi, por edhe një mënyrë masazhimi për këmbët. Kokrrat e rërës i shkaktojnë shputës së këmbës jo vetëm relaks, por shërbejnë edhe për rigjenerimin dhe përmirësimn e qarkullimit të gjakut. Ky masazhim shërben edhe si eksfoliant, largon qelizat e vdekura.

Ju mbush me vitaminën D

Ecni përgjatë bregdetit në diell, shmangni orët e nxehta dhe sigurisht përdorni mbrojtjen e duhur ndaj rrezeve të diellit. Kjo shëtitje ju lejon të merrni vitaminën D e cila është shumë e vlefshme dhe e rëndësishme për shëndetin e kockave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button