Spasovski: Policia 7 vjet pa uniforma, MPB në borxhe të mëdha

“Në vend të përmirësimit të standardeve të policëve, udhëheqësia e kaluar në MPB ka harxhuar në jo-produktivitet”, zbulon ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, njofton Portalb.mk.

Spasovski thotë se policia shtatë vjet është pa uniformë, ndërkaq pos asaj, pas ardhjes në pushtet ka parë se MPB ka shumë borxhe.

Ministri në një intervistë për “Makfax”, nuk zbuloi nëse do t’i deklasifikojë dokumentet për harxhimet dhe udhëtimet zyrtare, por thotë se qytetarët patjetër duhet që të informohen se si është harxhuar në MPB.

Ministri paralajmëroi ndryshime kadrovike në Kontrollin e Brendshëm të MPB-së, për të cilën thotë se ka qenë e partiazuar, por edhe punë të papenguar të Prokurorisë Speciale Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button